E fundit/ Vazhdon të rritet numri i viktimave, humb jetën pacienti te Infektivi

Xing

E Hënë 29 Qershor 2020, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën Koronavirusi një pacient 69-vjeçar nga Shkodra. Ai ishte prej 10 ditësh në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.

69-vjeçari, i cili vuante dhe nga hipertensioni, është viktima e 59 nga Koronavirusi në vend. Ditët e fundit numri i viktimave është rritur ndjeshëm, me 2-3 humbje jete brenda 24-orëve.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 69 vjeçar në spitalin infektiv.

MSHMS apel qytetarëve të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.