'Mora 5000 euro në natë pa u lodhur fare', rrëfimi i zhigolos shqiptar: Kam edhe kliente të famshme

Xing

E Mërkurë 24 Qershor 2020, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Në një komunikim me emisionin "Shqipëria live" në Top Channel, ditën e sotme ishte Ilir Pjetërnikaj, i cili prej vitesh jeton në Itali dhe është me profesion zhigolo. Tashmë ai është 42 vjeç dhe ka vite që e ushtron si profesion. Ilir tregoi se sot për herë të parë po e marrin vesh edhe familjarët e tij.

Iliri zbuloi se shifra më e madhe që ai ka marrë nga kjo punë është 5000 euro për natë.

Ilir tregoi se puna si zhigolo nisi pasi një kliente i ofroi të kalonte natën me të kundrejt një pagese.

"Një natë isha duke bërë punën time si kamarier në një restorant dhe një kliente më tha 'ti më pëlqen, do kisha qejf të kaloja natën me ty'. Mu duk diçka jo normale. Nëse pranon më tha unë do të paguaj. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, mua mu duk e padëgjuar, u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma. Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro. Thashë për për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare.

Me kalimin e kohës mendova ta ktheja në profesion. Si kamarier merrja 1800 euro në muaj për 10, 12 orë në ditë ndërkohë me një natë 500 euro. Kisha edhe frikën që çfarë do mendojë familja, opinioni publik. Bëja një jetë sekrete se mendoja do më paragjykojnë. Nuk e dinte askush. Madje edhe familjarët sot po e marrin vesh. 

Kam 15 vjet që e ushtroj këtë profesion. Shifra më e madhe që kam marrë ka qenë 5000 euro", tregoi Iliri deh zbuloi se ka pasur kliente edhe nga bota e spektaklit.