29 Maj 2020, 14:28

Një person me Covid në pallat, fqinjët kërcënojnë 127-ën: Hajde merreni ose do e zhdukim

XING

Një person me Covid në pallat, fqinjët kërcënojnë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i ftuar në emisionin "Ditë e re" në RTV Ora, tregoi vështirësitë që u desh të përballonte ai stafi që ndodhej pas numrit 127 në pikun e pandemisë së koronavirusit.

Brataj tregoi një rast kur disa fqinjë kishin mësuar që në pallatin e tyre ndodhej një person me koronavirus dhe kërcënonin 127-ën që ta merrnin.

Një person me Covid në pallat, fqinjët kërcënojnë

“13- 14 – 15 mars arritëm në 12 mijë thirrje nga të cilat reale mund të ishin 7-8 mijë. Njerëzit merrnin në telefon, prisnin disa sekonda dhe e rimerrnin. Para se të shpërthente epidemia kishim mbi 1 mijë thirrje. Rritëm kapacitenin deri në 15 mijë thirrje. Veç frikës dhe ankthit ishte dhe ana tjetër. Kushdo që vinte që e ka temperaturën 37.5 pretendon si ai që duhet se s'bën të intubohet sepse rrezikon vdekjen. Por ju nuk e kuptoni, gjithashtu eshte dhe presioni i dyanshëm dhe i familjarëve. Nga 12 mijë thirrje 5 mijë ishin kërcënime sepse njerëzit nuk ishin të sëmurë por donin tamponin të dinin nëse e kishin kaluar apo jo. Njerëzit kishin marrë vesh që në pallatin e tyre ishte një i infektuar dhe thonin hajdeni merreni se do ta zhdukim, ose do ju zhdukim të gjithëve. Ku do ta çonim ne. Nuk hyn nga tarraca në tarracë infeksioni. Presioni ishte i përditshëm, dy muaj e ca", tregoi Brataj.