29 Maj 2020, 12:44

Doli me koronavirus në Tiranë, ukrainasja shkoi festoi ditëlindjen në Sarandë

XING

Doli me koronavirus në Tiranë, ukrainasja shkoi festoi

Ishte qytet i paprekur nga koronavirusi për më shumë se dy muaj e gjysmë, por sot u bë e ditur se Saranda është futur në hartën Covid të Shqipërisë me një të infektuar dhe katër mjekë të karantinuar.

"Abcnews.al" bën të ditur sevirusi në qytet ka shkuar nga një 31 vjeçare me origjinë nga Ukraina, e cila në fakt ishte konstatuar me koronavirus në Tiranë. Por, ndërkohë që ishte e detyruar që të qendronte në shtëpi, ajo është nisur për të festuar ditëlindjen në Sarandë duke shkelur çdo lloj protokolli sigurie.

Pasi ka shkuar në Sarandë, ajo ka lëvizur në qytet për katër ditë dhe në ditën e peste është ndjerë keq duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Duke mos e ditur, ata i kanë dhënë shërbimin e parë ukrainases deri sa dyshuan për koronavirus. Dalja e analizave pozitive tashmë ka bërë që mjekët të karantinohen.