U kapën nga policia, u gjobitën: 6 VIP-at shqiptar që thyen karantinën

Xing

E Mërkurë 27 Maj 2020, 22:10 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Prej gati 3 muajsh Shqipëria, Kosova e shumë vende të botës vendosën karantinën si masë parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19. Shumica e qytetarëve zbatuan rregullat dhe u vetëkarantinuan, por sigurisht pati edhe nga ata që i thyen rregullat. Mes tyre ka patur edhe personazhe të njohur të ekranit, të cilët e kanë deklaruar vetë këtë.

Blogerja Anxhelina Kotorri theu karantinën duke shkuar në Drimadhes. Ajo publikoi foto teksa ndodhej për një pushim të shkurtër atje, por që përfundoi me vënien e një gjobe nga policia. Këtë Anxhelina e zubloi pak kohë më parë duke treguar se ajo kishte shkuar me një grup shoqëror. 

Këngëtari Shkëlzen Jetishi gjatë emisionit "Ftesë në 5", tregoi se e ka thyer karantinën dhe nga mërzia e qëndrimit në shtëpi është detyruar të dalë shëtitje në një park. Pasi është kthyer në shtëpi, Shkëlzenit i ka ardhur policia në shtëpi.

“Ishte dita e tretë që ishte kërkuar izolimi i detyrueshëm por nuk e morëm shumë seriozisht situatën. Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia më erdhi policia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë", tregoi këngëtari.

Reperja e njohur Tayna theu karantinën dhe udhëtoi drejt Zvicrës. Ishte vetë Tayna që publikoi video nga aeroporti i Zyrihut e nga udhëtimi në avion. "Ncncnc a ka kufij more, a ka koronë për ty?", e pyeste menaxheri i saj.  "Për dikë po, për dikë jo", i përgjigjej Tayna. Reperja e ndërmori këtë udhëtim të rrezikshëm në kohë pandemie për të xhiruar videoklipin e saj më të ri.

Robert Berisha theu rregullat e karantinës kur po qëndronte në Qendrën e studentëve në Prishtinë pas kthimit të tij nga SHBA. Në një komunikim live për emisionin e mëngjesit "Ora Shtatë", Roberti tregoi se gjatë karantinës ka thyer rregullat pasi janë grumbulluar në dhomë dhe policia i ka shkuar dhe i ka konfiskuar instrumentet.

“Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat sepse nuk lejohej grumbullimi në dhomë. Të nesërmen kanë ardhur Policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen koncerte", tregoi Roberti.

Gazetarja Sasa Hoda tregoi e ftuar në "Ftesë në 5" se e ka thyer karantinën duke dalë për ecje. “Kam thyer rregullin dhe kam dalë për ecje, sepse më bën mirë për shëndetin. Bëj rreze dielli në oborr, kështu më ka kaluar karantina", tha Sasa.

Artistja shqiptare Hueyda El Saied gjithashtu e ka thyer karantinën dhe këtë e pranoi në një postim në Instagram ku tregon se i pëlqente kur dilte si klandestine me frikën se do e ndalonte policia. "E dala nuk ka më lezet, më pëlqente kur dilja si klandestine, me frikën se do të më ndalonte policia", shprehet Hueyda.