26 Maj 2020, 21:39

SHBA rekord viktimash, mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi pandemisë

XING

SHBA rekord viktimash, mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani si pasojë e Covid-19  kanë humbur jetën 100,230 persona. Ky është bilanci më i lartë i viktimave i regjistruar deri më tani në botë.

1,716,287 është totali i të prekurve nga virusi, ku 10,061 janë regjistruar 24 orët e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se SHBA është tashmë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit. 

Në vendin e dytë me numrin më të lartë të viktimave është Britania e Madhe me  37,048 viktima ndërsa në vendin e tretë Italia ku numërohen 32,955 viktima si pasojë e virusit.