26 Maj 2020, 21:31

Rama publikon shifrat: Nga janari kanë përfituar bonusin mbi 10 mijë bebe

XING

Rama publikon shifrat: Nga janari kanë përfituar bonusin mbi 10

Kryeministri Rama tregon se që nga janari 2020 kanë përfituar bonusin e bebes 10,275 fëmijë.

Sipas kryeministrit programi i mbrojtjes sociale mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë me 40. 000 lekë nëse është fëmija i parë, me 80.000 nëse është fëmija i dytë, me 120.000 nëse është i treti dhe nëse janë binjakë shpërblehet secili fëmijë me 80.000 lekë.

“10,275 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2020. Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë 80,000 lekë fëmija i dytë 120,000 lekë fëmija i tretë Binjakë 80,000+80,000 ”, shkruan kryeministri.