24 Maj 2020, 19:55

'Je qendisur si vajza e paprekur', Olti Curri debat me Fjoralba Ponarin: Nuk e ke fatin t'më njohësh...

XING

'Je qendisur si vajza e paprekur', Olti Curri debat me Fjoralba

Gjatë rubrikës së sotme "Trotuar", në "E diell", është rikthyer debati mes opinionistit Olti Curri dhe moderatores Fjoralba Ponari. Vitin e kaluar Olti dhe Fjoralba u përfshinë në një debat pas një gafe të moderatores dhe mesa duket marrëdhënia e tyre vazhdon e krisur. Sot në "Trotuar", Olti teksa fliste për temën "Opinioni si presion shoqëror", u ndal tek Fjoralba duke e përshkruar si vajzën e kuruar, të sjellshme e të qendisur bukur. 

'Je qendisur si vajza e paprekur', Olti Curri debat me Fjoralba

Menjëherë reagoi Fjoralba, e cila i tregoi Oltit se ai nuk e njeh anën tjetër të karakterit të saj.

Debati:

Olti: Janë disa personazhe publik, si Fjoralba, që mënyra sesi sillen, janë të qendisur, të kuruar, të paprekur...

Fjoralba: Njerëzit krahasojnë momentet e mia të para në ekran me atë që jam sot. Unë mendoj që janë dy njerëz komplet të ndryshëm në perceptimin përtej ekranit. Nëse ti do kaloje pak kohë me mua do kuptoje që ajo që jam sot, është edhe Fjoralba në kafe, por ti nuk e ke atë fat. Të më thuash mua që je e vizatuar në mendime, unë këtë mënyrë të artikuluari kam edhe në përditshmëri dhe këtë mund ta dëshmoj gjithsecili prej këtyre këtu. 

Olti: Fakti që the në kafe ti nuk e ke atë fat...

Fjoralba: Tani ne po bëjmë edhe batuta me njëri-tjetrin se nuk jemi në hasmëri. 

Olti: Absolutisht jo nuk jemi, sepse unë di ku i harxhoj plumbat. Sapo të nxorra nga filmi vizatimor që është qendisur e bukur, me shportën me lule, që po shkon ti çoj ushqime gjyshes, Fjoralba iku. 

Fjoralba: Unë kam dy anë të karakterit që ti thjesht nuk je përballur.

Olti: Unë po flas për atë që shoh.