Ky po që është romantik: I shoqi surprizon Angela Martinin në 34-vjetorin e lindjes

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Modelja bukuroshe Angela Martini feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 34-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat e shumta.

Angela ndodhet krah partnerit të saj, binzesmenit rumun Dragos Savulescu i cili padyshim i ka bërë dhuratën më të bukur.

Modelja ka treguar në Instastory se i shoqi e ka surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Po ashtu ai i ka dhuruar dhe një tortë me çokollatë në të cilën shkruhet: "Gëzuar ditëlindjen zemër!".

Kujtojmë se partneri i saj ka pasur probleme me drejtësinë, ai ishte në arrati për një vit po më pas u dorëzua te autoritetet italiane.