I riu që shpëtoi nga rrëmbimi vajzën 4-vjeçare tregon ngjarjen: Ajo ishte e trembur...

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e frikshme ndodhi në Korçë. Një i ri rreth moshës 20-vjeç tentoi të rrëmbente nga e ëma një vajzë 4-vjeçare. Fatmirësisht një adoleshent ndërhyri në kohë duke shpëtuar vogëlushen.

Së fundmi adoleshenti ka treguar për "Report Tv" se si ka ndodhur ngjarja dhe se si ka arritur të shpëtojë 4-vjeçaren. Ai ka treguar se e ka ndjekur autorin dhe më pas e ka ndaluar. Në vendngjarje ka kaluar dhe policia.

"Ishte e ëma dhe vajza, kaluan nga rruga. Unë isha me dy shokë, e pamë atë tipin që po iu shkonte mbrapa t'i merrte vajzën. E thirrëm dhe iku me vrap nga lagjja. E ndoqa me vrap, u lodh ai nga vrapi dhe e ndalova. Erdhën dy-tre shokët. Rastisi që kaloi policia dhe e kapi policia pastaj. Ai tentoi t'ia merrte nënës vajzës nga duart, ajo e tërhoqi. Nëna u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur", ka treguar djali.