E rëndë në Korçë/ Nënës tentojnë t'i rrëmbejnë vajzën 4-vjeçare

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë. Një i ri rreth moshës 20-vjeçare ka tentuar të rrëmbejë nga e ëma një vajzë 4-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 dhe dyshohet që i riu të jetë me probleme mendore. Fatmirësisht fqinjët kanë ndërhyrë në kohë duke kapur autorit e krimit dhe duke shpëtuar vajzën 4-vjeçare.

Burimi: "Top Channel"