Nuk ka pritje tradicionale, ja si do të zhvillohet këtë vit ceremonia e Fitër Bajramit

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është me datë 24 Maj. KMSH ka bërë me dije se këtë vit namazi do të falet nëpër xhamia duke respektuar masat.

Ceremonia qendrore e Fitër Bajramit do të zhvillohet në xhaminë e "Koknozit", te Pazari i ri në Tiranë. Ajo do të nisë në orën 5:30 dhe falja do të bëhet në orën 06:00. Po ashtu KMSH ka lajmëruar se si pasojë e Covid-19, pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste nuk do të zhvillohen.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.  Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin!/ "Iconstyle"