Mrekulli/ Pas përplasjes së avionit, foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një avion me 107 pasagjerë në Pakistan është rrëzuar teksa po afrohej për në destianacion, në aeroportin Karaçi. Teksa një gazetar po raportonte nga vendngjarja pas një kordoni policie, papritur doli nga tymi një punonjës i ndihmës së urgjencës me një foshnjë në krahë.

Si një mrekulli, foshnja është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e avionit. Pamjet tregojnë një skenë apokaliptike me zjarre, shtëpi të shembura dhe mbeturina të shpërndara në rrugë. Ambulancat kanë nxituar nëpër turmat kaotike të njerëzve.

Kryetari i Bashkisë së Karaçit tha se 107 pasagjerët e fluturimit PK8303 kanë humbur jetën pas përplasjes por disa familjarë pretendojnë se kanë komunikuar me të afërmit e tyre dhe ata janë gjallë.

"Gjëja e fundit që kemi dëgjuar nga piloti është se kishte disa probleme teknike, është shprehur zëdhënësi i PIA, Abdullah H.Khan. Shkaku i vërtetë që ka çuar në përplasjen e avionit nuk është bërë ende i ditur.

Burimi i informacionit: "Mirror"
Përshtati: "Xing.al"
Videoja marrë nga: "Daily Mail"