Lajmi i ëmbël: Olta Boka shtatzënë për herë të parë

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Olta Boka është prej vitesh në një lidhje dashurie me djalin e ish deputetit, Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj. Dyshja janë të fejuar por Olta tregohet shumë diskrete për jetën private.

Ndonëse ishin bashkë prej vitesh, ajo e bëri publike lidhjen në Mars të vitit që lamë pas. Olta flet rrallëherë për partnerin por marrëdhënia e tyre shkon më së miri. Burime për "Iconstyle" kanë treguar se këngëtarja është shtatzënë dhe do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.

Burimet tregojnë se barku i saj është mëse i dukshëm. Olta nuk e ka dhënë ende zyrtarisht lajmin e ëmbël dhe nuk dihet sa muajshe është apo gjinia e bebit.