Fotoja më e ëmbël: Prej muajsh larg njëri-tjetrit, Mozzik takohet më në fund me Hanën

Xing

E Shtunë 23 Maj 2020, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Përgjatë muajve të karantinës, Mozzik është ndodhur në Kosovë ndërsa ish-partnerja e tij Loredana dhe vajza e tyre, Hana në Zvicër. Reperi ka treguar në intervista se e kishte marrë shumë malli për vogëlushen e tij, ndonëse komunikonin bashkë çdo ditë.

Ditën e djeshme Mozzik ka udhëtuar për në Zvicër dhe është takuar më në fund me Hanën. Ai ka publikuar në Instastory fotot më të ëmbla pranë saj dhe të dy duken shumë të lumtur.

Në njërën ndër fotot reperi dhe e bija kanë kombinuar atletet.

Mozzik ka takuar kështu dhe Loredanën pas një kohe të gjatë. Kujtojmë se ditën e djeshme reperja publikoi në Instastory një video krahas së cilës shkruante "Më ka marrë kaq shumë malli" dhe u aludua të ishte për Mozzikun. (Lexo këtu)