Emocionuese: Dafina Zeqiri bën gjestin fisnik për njerëzit me aftësi të kufizuar

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bërë së fundmi një gjest vërtetë fisnik. Ajo iu ka ardhur në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuar dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në rrjete sociale.

Dafina ka dhuruar një numër të madh karrocash për personat që fatkeqësisht nuk mund të ecin. Këngëtarja shkruan se nëse dikujt i duket i vështirë qëndrimi në karantinë, le të mendojë si ndihen personat me aftësi të kufizuar.

“Nëse sot ju duket e vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar nga shoqëria – Rijad Mehmeti", ka shkruar ajo krahas fotos.