Shembja e Teatrit Kombëtar/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë jep dorëheqjen

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 23:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një ndër anëtaret e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Genta Mezini në radhët e LSI ka dhënë dorëheqjen me datë 17 Maj, dita kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Ajo ka lajmëruar se e ka paraqitur dorëheqjen te kryebashkiaku Erion Veliaj dhe se është larguar për arsye personale, të cilat nuk ka ndërmend t'i bëjë publike. Po ashtu shton se nuk do t'i japë llogari askujt. Mezini iu ka uruar gjithë të mirat kolegëve duke u shprehur se ia ka vlejtur si eksperiencë.

Burimi: "ABC News"