Dua Lipa tregon vendimin: Ja ç'do të ndodhë këtë vit me 'Sunny Hill Festival'

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pandemia e Koronavirusit është bërë shkas që të anulohen aktivitete apo festivale të ndryshme. Teksa të gjithë ishin në pritje të "Sunny Hill Festival 2020", organizatorja Dua Lipa ka dhënë lajmin e keq.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka lajmëruar se si pasojë e Koronavirusit, nuk do të ketë "Sunny Hill Festival" këtë vit. Festivali do të mbahej në Kosovë për herë të tretë por siç duket është anuluar.

Dua ka lajmëruar se festivali do të mbahet vitin tjetër. “Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore", ka shkruar Dua krahas postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

so sad not to be able to celebrate with you this summer but we’ll see you in 2021 ❤️ @sunnyhillfestival

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on