Ermal Fejzullahu bën aksident me makinë, ja si është gjendja e tij

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është bërë pjesë e një aksidenti në Prishtinë. Ai po udhëtonte së bashku me disa anëtarë të familjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe këtë e ka treguar vetë Ermali me anë të një video-mesazhi në Instastory. Ai ka falenderuar të gjithë personat që janë interesuar në lidhje me gjendjen e tij.

"Doja t'iu njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t'u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë", shprehet Ermali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @vipvideoos__ on

"Prive" ka treguar se makina e tij Range Rover është përplasur me shtyllën e semaforit.