Tha se nuk do dashurohej kurrë me Sanemin, habit Xhani: E dua

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 19:07 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktorët e njohur Xhan Jaman dhe Demet Ozdemir janë shumë të komentuar në media për jetën e tyre private. Gjatë serialit turk "Erkenci Kus", ku luanin rolin e Xhanit dhe Sanemit, dyshja u përfolën për një lidhje, e cila më vonë u konfirmua nga vetë aktori.

Mirëpo lidhja mes tyre nuk zgjati shumë dhe çifti u nda. Pas ndarjes së tyre në rrjet bëri bujë një deklaratë e Xhanit, i cili shprehej se Demet nuk ishte tipi i tij dhe që nuk e kishte menduar kurrë si një femër që mund ta dashuronte.

Së fundmi një deklaratë tjetër e aktorit po bën bujë. Gjatë një interviste me gazetarët, të cilët e kanë intervistuar sapo ka dalë nga një mbledhje, aktori ka treguar se Demet është shoqja e tij dhe se ai e do shumë.