'Goxha burrë, seksi...', Xhensila Pere nuk përmbahet para kryeministrit Rama

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ish-banorja e "Big Brother" dhe modelja, Xhensila Pere ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Mes Yjesh", ku gjatë intervistës foli si për zënkat me personazhe të njohur të ekranit, edhe për mendimin që ka ajo për ta.

E pyetur se cili është politikani më seksi, Xhensila nuk hezitoi të thoshte emrin e kryeministrit Edi Rama duke vënë në pah stilin e tij.

"Më seksi...Edin, se e kemi me stil, goxha burrë është", u përgjigj Xhensila.