Për pushime romantike buzë detit, Donaldi bën publikisht gjestin më të ëmbël për Borën

Xing

E Premte 22 Maj 2020, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Dyshja janë bashkë prej më shumë se një viti dhe nëse dikur tregoheshin shumë diskretë rreth lidhjes së tyre, tani nuk fshihen më.

Në këto ditë të ngrohta çifti kanë udhëtuar për në bregdet dhe këtë e kanë zbuluar fotot nga i njëjti vend në rrjete sociale. Së fundmi Bora ka publikuar një foto artistike nga deti dhe mes komenteve të ndryshme vihet re një koment nga partneri i saj.

Ai ka shprehur publikisht pëlqimin duke komentuar një emoji me sy zemra. Kujtojmë se para pak ditësh u zbulua se dyshja e kanë bërë familjare lidhjen dhe Donaldi e ka prezantuar Borën me familjarët e tij. (Lexo këtu)