Votoni: Jeni pro apo kundër shembjes së Teatrit Kombëtar?

Xing

E Shtunë 16 Maj 2020, 20:08 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Me 14 Maj Bashkia e Tiranës vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një godinë të re moderne. “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar”, thuhej në vendim.

Artistët dhe shumë qytetarë janë ngritur kundër këtij vendimi. Ata kërkojnë që një teatër i ri të ndërtohet pa prishur të vjetrin. Ditën e sotme një numër i madh personash ishin grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar. Po ju si mendoni? Ja vlen të shembet teatri i vjetër për të rindërtuar një të ri, modern? Apo një teatër i ri mund të ndërtohet pa prishur të vjetrin? Votoni në sondazhin e mëposhtëm: