Xhemi zbulon gjininë e bebit që po presin Arbana dhe Eduarti

Xing

E Shtunë 16 Maj 2020, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Lajmi se Arbana Osmani është shtatzënë i ka gëzuar pafund fansat e saj dhe publikun që e ndjek prej vitesh. Lajmin e bukur Arbana e dha më 7 maj, në ditëlindjen e saj dhe të partnerit, Eduartit. 

Çifti po presin me padurim ditën kur do ta mbajnë në krahë bebin e tyre teksa kuriozitet ka qenë edhe gjinia e bebushit.

Pak ditë më parë u tha se Arbana dhe Eduarti po presin një djalë, mirëpo mikesha më e ngushtë e moderatores, Xhemi Shehu ka treguar të kundërtën.

Në postimin e fundit në Instagram, Xhemi ka zbuluar se Arbana po pret një vajzë. "Baby girl", komenton Xhemi ndërsa Arbana i përgjigjet: "Të dua".