Mori vendimin për t'u ndarë por a do të kthehet më me Loredanën? Flet Mozziku

Xing

E Hënë 11 Maj 2020, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Loredana dhe Mozzik dikur ishin një ndër çiftet më të komentuar të estradës. Mirëpo gjërat mes tyre ndaluan së funksionuari dhe dyshja u ndanë.

Shumë fansa mund të kenë shpresuar për një rikthim mes tyre, fundja i bashkon dhe vogëlushja Hana por mbrëmjen e sotme Mozzik i ka bërë gjërat e qarta.

Në një intervistë me Alaudin Hamitin, në emisionin "NIN", ai ka deklaruar se nuk do të kthehet kurrë më me Loredanën. Po ashtu Mozzik ka shtuar se vendimin për t'u ndarë e ka marrë vetë ai.

“Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo", tha reperi.