31 Mars 2020, 16:54

Policia e ndalon në rrugë, i moshuari: Atij i ka vdekur baba, do shkoj 'ta uroj'

XING

Policia e ndalon në rrugë, i moshuari: Atij i ka vdekur baba, do shkoj

Qeveria ka nxjerrë rregull të ri që ia ndalon daljen nga shtëpia të moshuarve, si masë për parandalimin e Koronavirusit. Megjithatë jo të gjithë i janë bindur këtij rregulli. Ditën e sotme policia ka ndaluar një pensionist në Fier i cili ishte nisur për të shkuar në një vaki.

Policia e kthen të moshuarin nga rruga duke i thënë se është e ndaluar të dalë nga shtëpia. 

"I vdiq baba atij, do shkoj ta uroj", dëgjohet të thotë i moshuari në videon e publikuar nga "JOQ" ndërsa polici e sqaron se në këto raste shkohet për të ngushëlluar.