Kujdeset për pacientët me koronavirus, infermieres skoceze i thonë të bëjë testamentin

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një infermiere nga Skocia ka deklaruar se i është thënë që të përgatiste testamentin e saj para se të fillonte trajtimin e pacientëve me koronavirus. Amber Cowan, 28 vjeç, tha se shefat e këshilluan atë dhe kolegët e saj që të përgatisnin testamentin para se të fillonin kujdesin intensiv për shpëtimin e të infektuarve me Covid-19.

"Të të thonë në moshën 28-vjeçare të përgatisësh testamentin. Nata e parë në repartin e kujdesit intensiv dhe kemi pak staf", shkruan infermierja në Twitter.

"The Sun" raporton se infermierët në Mbretërinë e Bashkuar janë të detyruar të trajtojnë pacientët me koronavirus pa pajisje të duhura mbrojtëse.