Nisen nga Turqia për në Shqipëri flota e re e ambulancave

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është gati për t'u nisur flota e re e ambulancave të emergjencave civile nga Turqia për në vendin tonë. Rama ka publikuar disa foto ku shfaqen ambulancat me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe stafi që po i përgatit për në Shqipëri. 

"Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t'u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë", shkruan kryeministri.

Kujtojmë që dy ditë më parë nga Stambolli erdhën edhe materiale mjekesore për mjekët dhe pacientët, për të përballuar Koronavirusin.