Eros Grezda konfirmon padashje lidhjen me Oriola Marashin

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë në një lidhje prej disa muajsh, por çifti deri më sot kishte preferuar ta mbante sekret. Kanë qenë mediat ato që zbuluan lidhjen e tyre dhe madje publikuan foto ku çifti shfaqeshin bashkë.

Së fundmi Oriola dhe Erosi treguan se po i kalojnë këto ditë bashkë pasi postuan foto nga i njëjti vend.

Ndërsa sot Eros e ka konfirmuar lidhjen e tyre padashje duke postuar një foto ku në sfond shfaqet Oriola. Ndjekësit e kanë vënë re menjëherë modelen dhe kanë nisur të ngacmojnë futbollistin për këtë fakt.