Urgjenca nuk i dha rëndësi, nëna 36-vjeçare në Londër vdes në shtëpi prej koronavirusit

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një 36-vjeçare në Peckham, Londër ka vdekur si pasojë e Koronavirusit. Kayla Williams, nënë e 3 fëmijëve telefonoi urgjencën nga apartmenti i saj, por i thanë se nuk ishte prioritet rasti i saj dhe duhet të kujdesej për veten në shtëpi. 

Vetëm një ditë më pas 36-vjeçarja ndërroi jetë. Bashkëshorti i të ndjerës tha për "The Guardian" se Kayla kishte kollë, temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta stomaku dhe kraharori. 

"Telefonova 999 sepse gruaja ime mezi merrte frymë, villte dhe kishte dhimbje stomaku. Kur po flisja me ta, ajo po bëhej më keq. Ata më thanë se spitali nuk mund ta marrë sepse nuk është prioritet", tregoi bashkëshorti i 36-vjeçares. 

Ditën tjetër kur gjendja e saj u përkeqësua, bashkëshorti e ndihmoi të bënte një dush, të vishej dhe e la të qetësoj në sallon. Kur u kthye e gjeti të vdekur.