Autoritetet serbe në alarm, rritet numri i të prekurve me koronavirus

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 01:01 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Serbia ka shënuar 81 raste të reja me Covid-19. Numri i viktimave ka shkuar në 4 persona dhe i atyre të infektuarve në 384, shifër është alarmues për autoritetet pasi çdo ditë mesatarja e të infektuarve rritet.

Presidenti Aleksandar Vuçiç i është lutur qytetarëve të jenë të përgjegjshëm e sidomos ata më të moshuarit.

Rreziku duket i madh për shkak të numrit të të kthyerve në atdhe. Të sapokthyerit dërgohen direkt në karantinë. Në mesin e të infektuarve kanë qenë një numër mjekësh dhe dhjetëra prej tyre janë në izolim.