Shënohet viktima e 6 nga koronavirusi në Shqipëri

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 00:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Është shënuar viktima e 6 nga Koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë në spital një grua e infektuar nga koronavirusi. Viktima është një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e shtruar në Spitalin Infektiv në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar.

71-vjeçarja vuante edhe nga hipertensioni dhe sëmundja e koronavirusit rëndoi gjendjen e saj shëndetësore.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë“, njofton Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Burimi: tvklan.al