Habit politikania shqiptare: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Xing

E Enjte 26 Mars 2020, 00:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Mbrëmjen e sotme, Fatmira Kollçaku, deputete e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë që i ka befasuar të gjithë.

Ajo u shpreh e revoltuar për seancën e mbajtur në Kuvend mbrëmjen e sotme sepse nuk ka siguri. Kollçaku tha se në sallë nuk ekzistojnë kushte për tubim në kohën e pandemisë. Sipas saj një mbledhje e mbajtur në të tilla kushte është një mesazh turpi dhe i gabuar që nuk duhet të tejçohet te qytetarët.

Nga revoltimi ajo iu bëri thirrje mjekëve që nëse deputetët infektohen me Koronavirus, të mos iu vendosin respiratorë.

“Modelin më të keq e kemi dhënë sot ne këtu. Më keni detyruar të vij sot këtu. Ne e kemi shkelur Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sepse mesazhi që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, i ftoj të gjithë mjeket që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia vendosin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politikbërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, asgjjë nuk ka vlejtur, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”, u shpreh ajo. 

Minuti 1:22