E fundit në Kosovë/ Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Xing

E Mërkurë 25 Mars 2020, 23:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Parlamenti i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. Në mocionin e mosbesimit nga LDK-ja, ai është votuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Kurti e ka drejtuar vendin vetëm për 51 ditë, qeveria më jetëshkurtër në Kosovë. Mocioni për rrëzimin e tij u nis nga Lidhja Demokratike e Kosovës pasi Albin Kurti disa ditë më parë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Agim Veliu, i cili është nga radhët e LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e konsideroi këtë vendim të Kurtit si shkelje të marrëveshjes së koalicionit ndersa kryetarja e Parlamentit votoi kundër rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti./ "tvklan.al"