Mjeku në Durrës shërohet nga Koronavirusi

Xing

E Mërkurë 25 Mars 2020, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një mjek infeksionist i spitalit të Durrësit është shëruar nga Koronavirusi.

"Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese. Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha", shkruan Manastirliu ne Facebook.