Manastirliu: Spital i ri për pacientët brenda 20 ditëve

Xing

E Mërkurë 25 Mars 2020, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ditën e sotme gjatë konferencës online të qeverisë, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se brenda 20 ditëve të ardhshme do të ngrenë një spiral karantinë.

Ky spital do të jetë për pacientët të cilët nuk do të kenë nevoja të trajtimit specialist.

“Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda. Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rënde", tha Manastirliu.

Po ashtu ajo shtoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara.