Taulanti dhe Arbnora prindër për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushit

Xing

E Mërkurë 25 Mars 2020, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Arbnora ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë futbollisti, me anë të një fotoje të publikuar në Instagram. Dyshja janë bërë me djalë të cilit i kanë vendosur emrin Klevis. “Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruan Taulanti krahas fotos.

Kujtojmë se me datë 28 Janar Taulanti dhe Arbnora kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.