Koronavirusi ndan babain nga vajza e sëmurë, pamjet që përlotën rrjetin

Xing

E Mërkurë 25 Mars 2020, 18:06 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Koronavirus ka ndarë një vajzë të sëmurë me leucemi nga babai i saj. Foto ku vogëlushja shfaqet duke e përshëndetur të atin nga xhami i dritares është bërë virale dhe ka përlotur përdoruesit e rrjeteve sociale.

4-vjeçarja Mila Sneddon jeton në Skoci dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Prindërit e vogëlushes vendosën se mënyra më e mirë për ta mbajtur vajzën të sigurt nga koronavirusi është të ziolohen në shtëpi të ndryshme.

Ishte nëna e Milës ajo që postoi disa foto nga momenti kur vogëlushja sheh të atin nga xhami dhe i dërgon puthje.

Nëna e Milës shkruan: "Fillimisht u ndjeva keq që duhet të ndaja familjen time, por shumë familje kanë bërë të njëjtën gjë për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur. Shpresoj që këto foto t'i bëjnë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e distancës dhe të zbatojnë rregullat. Ishte e vështirë për ne, por sa më shumë njerëz të dalin jashtë, aq më gjatë do të duhet të qëndrojmë brenda dhe Milës i mungon babi dhe motra. Ajo arrin ta shohë të atin vetëm nëpërmjet xhamit të dritares, gjë që e bën shumë të lumtur. Ne menduam të izoloheshim së bashku si familje, por kemi fatura për të paguar dhe vajza ime tjetër Jodi, 16 vjeç është akoma në shkollë. Bashkëshorti im, Scott është inxhinier dhe është në kontakt me njerëzit prandaj është rrezik për ne. Kur vendosëm të izoloheshim në shtëpi të ndara, Mila më pyeti 'Pse nuk mund të hyjë babi' dhe u mërzita shumë. U përpoqa ta sqaroja se po e mbrojmë nga virusi dhe e kuptoi".