Helikopteri i urgjencës mbërrin te Infektivi me një pacient

Xing

E Mërkurë 25 Mars 2020, 18:06 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një helikopter i urgjencës ka mbërritur në Spitalin e Infektivit në Tiranë. Sapo helikopteri është ulur një pistë, një autoambulancë është afruar, ka marrë një person dhe e ka transportuar në Urgjencë.

Ende nuk dihet nëse personi i mbërritur në Infektiv është i prekur nga Koronavirusi apo thjesht ka shfaqur simptoma. Stafi mjekësor ka shoqëruar pacientin në ambientet e spitalit.

Kujtojme se ditën e sotme zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri me dije se brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 23 raste të reja, duke e çuar në 146 numrin e të prekurve me Koronavirus në vendin tonë.

Burimi: "Fax Web"