Koronavirusi i mori jetën sot, kush është 43-vjeçari nga Kavaja

Xing

E Hënë 23 Mars 2020, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Nebiu është 43 vjeçari nga Kavaja që u nda nga jeta sot në spitalin infektiv. Ai nuk ia doli dot luftës me Covid-19, duke shënuar viktimën e katërt në vendin tonë. Njerëzit që e njihnin Nebiun shprehin pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta në rrjete sociale dhe tregojnë se ai ishte person shumë i qeshur.

Nebiu ishte i ri dhe pa asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. Në 9 mars, ai ka udhëtuar nga Italia, së bashku me të atin dhe u shtrua menjëherë tek infektivi pasi iu shfaqen simptomat e para. Nëna e 43-vjeçarit ndodhet ende në Itali dhe i dhimbshëm është fakti që nuk do të mund të përcjellë dot në banesën e fundit djalin e saj.

Burimi: newsbomb