Rreth 6 muaj pas lindjes, bashkëshortja e Gaz Pajës zbulon si duket vogëlushi

Xing

E Diel 22 Mars 2020, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë të cilin çiftin e pagëzoi me emrin Dard.

Ndonëse dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë vogëlushit, ata kanë preferuar të mos e zbulojnë akoma portretin e tij. Së fundmi Ira ka realizuar një bisedë me ndjekësit në Instastory, të cilët i kanë drejtuar pyetje të ndryshme kryesisht rreth Dardit.

Ndjekësit e kanë pyetur se kur kanë ndërmend ta tregojnë portretin e vogëlushit dhe Ira ka treguar se po presin që ai të rritet dhe pak.

Megjithatë për t'iu shuar kureshtjen, ajo ka zbuluar se Dardi i ngjan të atit, Gazit pra duket si ai i vogël.
"Me kë ngjan djali me ty apo me Gazin?", i shkruan dikush. "Me Gazin më shumë", është përgjigjur ajo.

Po ashtu Ira ka treguar se gjatë këtyre ditëve të karantinimit, si Gazi ashtu dhe ajo kanë më shumë kohë për të kaluar me të voglin.