Postimi që po bën xhiron e rrjetit: 17 gjërat që na mësoi pandemia e Koronavirusit

Xing

E Premte 13 Mars 2020, 14:02 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Për shkak të pandemisë së Koronavirusit, qytetarët janë të detyruar të vetëizolohen në shtëpitë e tyre deri në një njoftim të dytë nga autoritetet. Edhe pse në fillim mund të duket sikur "Obobo do mërzitemi në shtëpi", në fakt këto ditë po mësojmë gjërat që vërtet kanë rëndësi në jetë. "Xing.al" publikoi një listë me 17 gjërat që mësuam, listë e cila po bën xhiron e rrjetit dhe ne jua sjellim më poshtë.

1.Në kohën e fast-food dhe ushqimeve të paketuara, koronavirusi na rikujtoi të hamë shëndetshëm.

2.Kujtuam se higjena mbahet për veten dhe për të tjerët.

3.Po mësojmë të dallojmë nevojat e vërteta nga trendet dhe kultura e konsumizmit.

4.Ritmi i shpejtë i jetës u ndërpre dhe po rimësojmë vlerën e kohës.

5.Po i rikthehemi leximit.

6.Duke ndjenjur në shtëpi u detyruam të luajmë sërish dhe të kuptojmë vlerën e lojës për mirëqenien tonë mendore dhe emocionale.

7.Të mbyllur në shtëpi dhe me më shumë kohë në dorë, po i rikthehemi pasioneve tona.

8.Në kohën kur të gjithë ndjekin kënaqësitë e shpejta, po i rikthehemi kënaqësive të vogla.

9.Po detyrohemi të bëhemi më kreativ.

10.Po rikujtojmë rëndësinë e të kaluarit kohë me familjen si gjëja më e rëndësishme.

11.Po mësojmë kuptimin e vërtetë të altruizmit, sakrificës dhe përgjegjësive ndaj të tjerëve.

12.Rikthyem sytë nga moshat e treta që i lëmë shpesh në harresë dhe kuptuam se duhet t'i ruajmë si thesare.

13.Në një botë kua dhurohen VIP-at, futbollistët dhe modelet, u kujtuam se shkencëtarët janë heronjtë tanë bashkë me mjekët, policët etj.

14.Po kuptojmë se vetëm edukimi mund ta shpëtojë botën.

15.Po mësojmë të lëmë mënjanë diferencat për të mirën e të gjithëve.

16.Si brez i internetit që nuk dimë as të lexojmë një busull, po kuptojmë se duhet të kultivojmë tek vetja dhe fëmijët aftësi bazike mbijetese.

17.Po njohim kush janë idiotët mes nesh!

Po ju çfarë ju mësoi kjo situatë?