8 Mars 2020, 15:52

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë përgjatë historisë

XING

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

Sot më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne të “Xing.al” vendosëm të risjellim në vëmendje 17 gratë shqiptare që na kanë bërë krenare ndër vite e shekuj.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

1.Nënë Tereza – Humanistja shqiptare ja kushtoi jetën të varfërve, strehimit të fëmijëve të braktisur e ndihmonte personat që vuanin nga sëmundje. Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) përshkruhej si grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e mençur. Për Nënë Terezën ka folur e gjithë bota dhe u bë një nga urat ndërlidhës të njohjes së shqiptarëve në botë.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

2.Mbretëresha Teuta – Ajo njihej si Mbretëresha Luftarake dhe e pazbutshme e Ilirëve. Teuta shërbeu si mbretëreshë pas vde.kjes së bashkëshortit të saj Agronit. Jeta e hershme e Teutës dhe viti i lindjes së saj kanë mbetur ende mister dhe varri i saj nuk është zbuluar kurrë.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

3.Elena Gjika ishte një nga shkrimtaret shqiptare me famë ndërkombëtare që pati ndikim të madh në promovimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe dha kontribut të madh në Lidhjen shqiptare të Prizrenit. Elena Gjika ishte shkrimtare, publiciste, shkencëtare e një niveli panevropian. Shkrimet e saj kanë marrë një vlerësim të lartë europian. Në to ajo ngrinte zërin për emancipimin e femrës rumune, shqiptare, serbe dhe për gratë e kombeve të tjera.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

4.Shote Galica është një nga figurat e pavdekshme historike, një Zhan d’Ark shqiptare. Shote luftoi për 12 vjet kundër forcave serbe për çlirimin e Kosovës. Trimëresha shqiptare është shpallur Heroinë e Popullit.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

5.Trimëreshë shqiptare ka qenë edhe Maro Kondi, dëshmorja e parë e Shqipërisë. Maro hodhi veten dhe fëmijën e saj në humnerë së bashku me ushtarët osmanlinj për të mos u treguar atyre shtigjet e kalimit për në mal.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

6.Dëshmore që ka dhënë jetën për lirinë e atdheut ka qenë edhe Margarita Tutulani. Ajo dhe familja e saj protestuan kundër sundimit Italian. Margarita ishte figurë udhëheqëse në demonstratën e 28 nëntorit të vitit 1942. Pas kësaj ajo kërkohej nga qeveria fashiste. Ajo dhe vëllai i saj u arrestuan dhe u torturuan në burg. Pasi dolën nga burgu ata u qëlluan për vdekje. Berati u trondit për vdekjen e vëllait dhe motrës dhe brutaliteti i vdekjes së saj i frymëzoi njerëzit të bashkoheshin në rezistencën kundër qeverisë fashiste.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

7.Marigo Posio është atdhetarja që qëndisi shqiponjën dhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Marigoja e qëndisi flamurin me një copë që kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Marigoja është një figurë që ka merita në historinë e Shqipërisë dhe në konsolidimin e femrës shqiptare.xing.al

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

8.Vaçe Zela ka qenë dhe mbetet ikonë e Këngës shqiptare me zërin e saj të jashtëzkaonshëm që mbushte me energji skenat.  Ajo është e vetmja femër shqiptare që është nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, për vlerat e saj si artiste e shquar. Për nder të saj viti 2009 u shpall “Viti Vaçe Zela”. Mbretëresha e këngës shqiptare ka fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur  deri më sot.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

9.Atifete Jahjaga është e para presidente femër e Kosovës që shërbeu për 5 vite të plota në krye të shtetit. Që kur mori detyrën, Atifete u fokusua të përforconte institucionet demokratike të vendit dhe të siguronte njohje më të madhe ndërkombëtare për Kosovën.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

10.Sevasti Qiriazi luajti një rol të madh në arsmimin e grave. Ajo ishte nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave. Sevasti Qiriazi ishte e para grua shqiptate që studio në institucionin amerikan Robert College.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

11.Ikbal Çika është femra e parë gazetare shqiptare dhe e para pronare femër e revistës ekonomike-letrate “Java”. Ikbal hapi rrugën për fillimet e përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e jetës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e nivelit arsimor, kulturor, emancipues për gratë.xing.al

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

12.Eleni Qirici ka qenë femra e parë shqiptare që aktroi në Hollywood. Ajo ishte një vajzë e bukur, me qëllime që u bë e famshme në Hollywood dhe arriti majat ku çdokush do e ëndërronte. Diva kujdesej gjithnjë ta vinte në pah faktin që ishte shqiptare.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

13.Rita Ora është e para këngëtare shqiptare që u bë e famshme në botë. Rita ka kënduar që e vogël, por ishte kënga “Hot right noë” e pbulikuar në vitin 2012 që i dha famën ndërkombëtare. Sot Rita është një nga artistet më të vlerësuara dhe pas saj janë bërë të njohura edhe Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi etj.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

14.Sopranot Inva Mula dhe Ermonela Jaho na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre në botë. Të dyja kanë prekur skenat e famshme botërore dhe admirohen nga publiku shqiptar e botëror.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

15.Laura Mersini është shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare e famshme në Amerikë. Laura ka vënë në pikëpyetje teorinë e “Big Bangut” që sipas saj është e pamjaftueshme për të shpjeguar krijimin e university.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

16.Në fushën e shkenvës të njohura janë edhe dy motrat shqiptare Detina dhe Argita Zalli të cilat nga emigrante arritën të bëhen shkencëtare e pedagoge. Argita është shkencëtare në fushën e UImunologjisë ndërsa Detina në fushën e Biologjisë Molekulare.

Heroinat tona: 17 gratë shqiptare që na kanë bërë

17.Mes femrave shqiptare me të cilat Shqipëria krenohet është edhe Majlinda Kelmendi e cila është femra e parë shqiptare që ka fituar Medalje Olimpike./Xing.al

Komentoni cilat heroina të tjera kemi harruar dhe ju kanë frymëzuar!