Këta 12 personazhe të famshëm shqiptarë sot festuan 7 marsin

Xing

E Shtunë 7 Mars 2020, 14:02 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Ditën e sotme, arsimtarët në të gjithë Shqipërinë festuan 7 marsin, festën e mësuesëve. Por disa prej tyre nuk janë mësues apo pedagogë të thjeshtë, pasi janë njëkohësisht edhe figura publike. Ja cilët janë 12 personazhet e famshëm shqiptarë që sot festuan 7 marsin.

Moderatori i famshëm i “Wake Up” dhe “100 milionë” në “Top Channel”, Eno Popi është pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Aktori i njohur i teatrit, Gazmend Gjoka ushtron njëkohësisht profesionin e pedagogut në Universitetin e Arteve në degën e aktrimit.

Këngëtarja e famshme, Manjola Nallbani është pedagoge në Universitetin e Arteve ku ka krijuar për herë të parë lëndën e muzikës popullore, të muzikës së lehtë dhe jep njëkohësisht dhe mësime kantoje.

Moderatori dhe opinionisti, Blendi Salaj është njëkohësisht edhe pedagog në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit në një universitet privat në Tiranë.

Balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako tashmë ka krijuar trupën e tij të baletit ku u jep mësime balerinëve të rinj.

Moderatori dhe gazetari i suksesshëm, Adi Krasta ka qenë pedagog në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Aktorja e famshme, Ema Andrea është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, ku jep mësim në degën e aktrimit.

Juristja e “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, Eni Çobani e ka nisur karrierën e saj fillmisht si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

Balerina e shumëpërfolur dhe bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdia, Riselda Sejdia është pedagoge e baletit në Universitetin e Arteve.

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha prej vitesh është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Moderatori i njohur, Roland Qafoku është njëkohësisht pedagog në departamentin e gazetarisë në Fakultetin e Histori Filologjisë në Tiranë.

Gazetari dhe moderatori i njohur, Rezear Xhaxhiu është pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë./Xing.al