26 Shkurt 2020, 00:37

Mjeku shqiptar në Francë jep lajmin e mirë: Shërohen 11 persona nga Koronavirusi

XING

Mjeku shqiptar në Francë jep lajmin e mirë: Shërohen 11

Mjeku shqiptar në Francë, Erion Dobi në një lidhje live me "Opinion", deklaroi se nga 12 të infektuar me koronavirus në Francë, 11 prej tyre janë shëruar. Prej 27 Janarit, kur u shfaq edhe rasti i fundit, nuk ka pasur më raste të reja me virusin.

“Franca ka pasur 12 të infektuar ku njëri person me sëmundje kardiovaskulare ka gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë janë të gjithë të shëruar dhe i fundit i infektuar nga 27 Janari nuk ka pasur më raste të tilla”, tha ai.

“Paniku është i tepërt, por shqetësimi normal. Në Francë janë krijuar struktura të veçanta. Mos të harrojmë që kostoja e shtetit francez është 10 milionë euro, është jashtëzakonisht e madhe, duke pasur parasysh bazën materiale dhe laboratorët”, tha Dobi.