'Pukjani i zemrës', Rudina Dembacaj merr surprizën romantike nga Mark Frroku

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Artistja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ka deklaruar se është e dashuruar kokë e këmbë me Mark Frrokun dhe këtë e ka vërtetuar nga dita në ditë. Rudina nuk ngurron t'ja shprehë dashurinë publikisht Markut dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim edhe sot që festohet Shën Valentini.

Në mëngjes artistja uroi festën e të dashuruarve me një foto ku shfaqej e mbështetur në supin e Markut ndërsa tani na ka zbuluar se ish-deputeti është edhe shumë romantik.

Ai i ka dhuruar Rudinës një trëndafil të kuq të cilin ajo e ka publikuar në Instagram. Artistja ka postuar edhe një foto të tyre bashkë ku shkruan "Pukjani i zemrës".