'Sanem' harron Xhanin dhe lidhet me biznesmenin e pasur

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktorja turke Demet Ozdemir është shumë e komentuar në Turqi për jetën e saj private. Vitin e kaluar, ajo u përfol për një lidhje me aktorin shqiptar Xhan Jaman me të cilin luante në serialin "Zogu i hershëm". Demet i mohoi thashethemet ndërsa Xhani pak kohë më parë konfirmoi se ata ishin të lidhur, por kjo lidhje mori fund.

Tani aktorja 28-vjeçare duket se e ka lënë pas historinë me Xhanin dhe ka nisur një lidhje të re. Mediat turke raportojnë se Demet është e lidhur me me biznesmenin Jaman Taxhirollu.

Jaman Taxhirollu është 32 vjeç dhe një biznesmen shumë i famshëm në Turqi pasi vjen nga një familje me emër. Babai i tij ka një kompani ndërsa nëna e tij është stiliste.

Çifti e kanë konsoliduar lidhjen pasi nëna dhe motra e Jamanit kanë nisur ta ndjekin në Instagram aktoren.