Kënga e re e Capital T na i theu zemrat

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Capital T ka publikuar pak më parë këngën e tij të shumëpritur e që është komentuar prej disa ditësh. Kënga mban titullin "Je t'aime" dhe flet për një ndarje.

Klipin Capital T e ka xhiruar në Paris dhe për "xing.al" zbuloi ekskluzivisht se protagonistja në klip është modelja Vika Gosh.

Gjatë klipit, reperi kujton momentet e bukura me partneren gjatë udhëtimit të tyre në Paris.

Në fund ai hedh trëndafilin që mbante në duar duke treguar se dashuria mes tyre ka përfunduar.

Ndiqni më poshtë videoklipin i cili brenda pak minutave ka arritur mijëra shikime dhe është pëlqyer shumë.