Egla Harxhi i thotë të gjitha për ndarjen nga Aleksandri: Sot jam në një pozicion që...

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Jeta private e Egla Harxhit ka qenë shumë e komentuar në media që kur ajo bëri publike lidhjen me Aleksandrin dhe marrëdhënien e tyre treshe me një vajzë, Alesian. Gjithçka duket se ndryshoi me ardhjen në jetë të djalit Luxifer. Egla dhe Aleksandri u ndanë dhe ky i fundit u fotografua me Alesian. 

E ftuar tek "Rudina", Egla pranoi ndarjen dhe tha se me Aleksandrin ruan një respekt reciprok.

“E vërteta është që nuk jemi më bashkë, por sigurisht ka një respekt reciprok. Jemi të rritur, të civilizuar, të edukuar dhe mbi të gjitha fakti që kemi një fëmijë, fëmija është mbi të gjitha. Balancat për hir të fëmijës duhen ruajtur. Ndodh siç ndodhin gjërat në përgjithësi, ndodh që rrugët ndahen, por nuk ka ndonjë gjë shtesë për të thënë se kaq është. Gjërat ndryshojnë, prioritet janë ato që ndryshojnë dhe i japin formën e vetë gjërave. Sot unë jam në këtë pozicion që dua të çoj përpara pasionin tim dhe përkushtimin ndaj djalit", u shpreh Egla.