Humbin jetën nëna me dy fëmijët, policia jep detaje nga ngjarja tragjike në Bulqizë

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Policia e Bulqizës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një familje ku nëna dhe dy fëmijët humbën tragjikisht jetën. Dyshohet se ata janë helmuar me bombol gazi. Ngjarja ndodhi në fshatin Ostren.

Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja me inicialet R.Tolaj, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes. 

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital“, thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Bulqizës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burimi: tvklan.al